SHËRBIME TË SPECIALIZUARA
Shërbimet tona janë të përshtatura për të përmbushur nevojat tuaja specifike në mënyrë fleksibile dhe të përballueshme
KONTABILITET
Dhënia e informacionit të plotë, të saktë, në kohën e duhur dhe mirë të organizuar.
LIBËRMBAJTJE
Ne do të përqëndrohemi në librat tuaj, kështu që ju të fokusoheni në rritjen e biznesit.
KONSULENCË BIZNESI
Këshilla specifike për drejtimin e biznesit tuaj, trajtimin e financave ose nisjen e një biznesi të ri, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!
TATIME
Sido që të jetë deklarim mujor/vjetor apo diçka më e rëndësishme, ekipi ynë mund të ndihmojë.
MENAXHIMI I PAGAVE
Sigurimi i saktësisë dhe pajtueshmërisë. Le të kujdesemi për nevojat e listës së pagave.
KONSULENCË FINANCIARE
Hartimin, zbatimin e funksioneve financiare ose vlerësimin dhe përmirësimin e funksionit ekzistues të financave.
KUSH JEMI NE?
NE JEMI TË SPECIALIZUAR NË NUMRA
Kontabit L.L.C. është firmë e kontabilitetit që ofron shërbime profesionale të specializuara në kontabilitet, tatime dhe këshilla tjera në menaxhimin financiar.
Misioni ynë është të minimizojmë kohën dhe stresin e përfshirë në llogaritë tuaja dhe tatimet duke ju lejuar të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme për ju, biznesin tuaj.
PSE TË BASHKËPUNONI ME NE?
Ne kemi njohuri dhe ekspertizë me klientët në industri të ndryshme. Ne jemi të angazhuar plotësisht për të ofruar shërbime të personalizuara, cilësore dhe me integritet për klientët tanë
SHËRBIM I SHPEJT DHE NË KOHË
Shërbimet tona në kohë dhe efikase vijnë së bashku me ekspertizë të madhe për të menaxhuar të gjitha aspektet e kërkesave tuaja të kontabilitetit.
ANALIZË DHE RAPORTIM I SAKTË
Kuptoni se si po performon biznesi juaj. Në Kontabit, përpiqemi t'ju sigurojmë informata në kohë dhe të sakta për një tarifë të arsyeshme.
KLIENTËT TANË
KËTU PËR TË NDIHMUAR
Kontabit u shërben bizneseve të vogla, bizneseve fillestare dhe individëve me shërbime të plota kontabël, tatimore dhe konsulencë biznesore.
Ne jemi të fokusuar për të ndihmuar klientët tanë në:
- Rritjen e bizneseve të tyre
- Rritjen e efikasitetit
- Minimizimin e detyrimeve tatimore
- Planifikimin për suksesin e tyre afatgjatë
INDIVIDËT
Deklarimet vjetore të tatimit mbi të ardhurat personale, përllogaritje e tatimit në burim për të ardhura të përfituara nga dhënia me qera, puna individuale krijuese si dhe burime të tjera, konsulencë mbi strategjitë e investimit etj.
BIZNESET FILLESTARE (START UP)
Asistencë në hapjen e aktivitetit, Konsulencë dhe planifikim fiskal, Mbajtje kontabiliteti, Analizë e aktivitetit fitimprurës, Deklarata fiskale vjetore dhe periodike etj.
BIZNESET E VOGLA
Mirëmbajtja e regjistrave kontabël duke përfshirë raportet e menaxhimit dhe hartimin vjetor të pasqyrave financiare statutore, Rishikimi i regjistrave të kontabilitetit, Konsulencë financiare dhe në menaxhimin e biznesit.
97%
KLIENTË TË KËNAQUR
5+
VITE EKSPERIENCË PROFESIONALE
3+
EKSPERT TË CERTIFIKUAR
KONTABILITET DIGJITAL
Ne jemi ekspertë me Finabit - softuerin tonë të preferuar të kontabilitetit. Me kërkesë, ne do t'ju ndihmojmë menjëherë në konvertimin e sistemit aktual të kontabilitetit në ndonjë prej programeve të kontabilitetit të listuara më poshtë
- Finabit, Prodata, Bilanc, Alpha, Rikont
- Zoho Books, QuickBooks Online, Kashoo, FreshBooks
- Wave Accounting, Brighten, Siege50